Koronavirusi/ Mjeku tregon shifrat sa rrezikohen të rinjtë: Ka një rritje të rrezikut

Kardio-kirurgu Edvin Prifti tha në emisionin Opinion se edhe moshat e reja janë të rrezikuara nga koronavirusi.

Ai iu referua shifrave të raportuara nga BE dhe SHBA, ku 20% e të shtruarve në terapi intensive nga COVID-19 i përkasin moshave 20-45 vjeç.

“Sipas raportimeve sidomos të BE dhe SHBA kemi rritje të moshave të reja. Dje u shënua një vdekje e një 17 vjecareje dhe sot në SHBA u paraqit një 12-vjeçare në stadet terminale të sëmundjes.

Situata është e tillë që edhe në vendet e BE, ashtu si dhe në Kinë përqindja më e madhe është në moshat e treta, por ka filluar të rritet përqindja e pacientëve të rinj. Në SHBA dhe BE, 20 përqind në terapi instensive janë të moshës 20-45 vjeç.

Ndërkohë që 20% e atyre që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundja janë të moshës nga 40-64 vjeç. Ka një rritje edhe në moshat e reja” tha Prifti.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur