Masat shtesë për Covid- 19: Subjektet tregtare ushqimore e të barnave, me shumicë, duhet të mbajnë rezerva për tre muaj

Qeveria ka marrë në mbrëmje, krahas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe disa masa të tjera shtesë që i detyrojnë bizneset që tregtojnë produkte ushqimore dhe barna, me shumicë, të mbajnë rezerva për tre muaj. Përndryshe do të marin gjoba prej 5 milionë lekësh dhe do të përjashtohen nga tenderat për 3 vjet.

Vendimi parashikon që të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore dhe produkte të tjera, me shumicë, të domosdoshme për përballimin e situatës së epidemisë, janë të detyruar të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

Mallrat e blerë, me qëllim përballimin e situatës, në rast kur me përfundimin e situatës së epidemisë nuk janë shitur në tregun e lirë, me kërkesë të subjektit, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, sipas faturës me të cilën këto mallra janë blerë.

Rregullat dhe procedurat për blerjen e këtyre mallrave nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Vendimi përcakton edhe që të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë barna/pajisje mjekësore, subjekte që prodhojnë barna dhe pajisje mjekësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime shëndetësore, të jenë në gadishmëri dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizime me barn dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shëndetësore të nevojshme, në kuadër të përballimit të situatës së emergjencës së shkaktuar nga COVID-19.

Mosmarrja e masave, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe me përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.”

Vendimi I fundit, përveç gjobave prej 10 mijë lekë për individët që thyejnë rregullin dhe dalin jashtë, në oraret e ndaluara, saksionon dhe  mospërfitimin nga paketa financiare e solidaritetit dhe bllokim 3 (tre) muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.” Një masë e tillë ishte paralajmeruar dhe me herët nga kryeministri Rama.

Postime të ngjashme

Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet