Përdorimi i gjakut si terapi mjekësore është njohur që në kohët e vjetra. Mjekët popullorë e përdornin gjakun si terapi mjekësore duke e injektuar nën lëkurë, në zonat e infektuara të lëkurës apo edhe në ato pjesë të trupit ku kishte dhimbje. Është përdorur vetëm si terapi autologe, që do të thotë se injektohej gjaku i vetë personit dhe shumë herë rezultati ka qenë pozitiv. Në atë kohë nuk dinin t’i jepnin shpjegim shkencor metodës, kurse sot e shpjeguar shkencërisht kjo metodë po përdoret gjithmonë edhe më shumë si terapi rigjeneruese në dermatologji, gjithashtu edhe në fusha të tjera mjekësore.


