Kryeministri britanik Boris Johnson shtrohet në spital nga COVID-19

Kryeministri britanik Boris Johnson është shtruar në spital për t’iu nënshtruar disa analizave, 10 ditë pasi ka rezultuar pozitiv ndaj coronavirusit, deklaron kryeministria.

Ai  “vazhdon të ketë simptoma të dukshme”, ka thënë një zëdhënëse, “duke përfshirë edhe temperaturë të lartë”.

Kjo u përshkrua si një “lëvizje parandaluese”, e ndërmarrë nga këshillat e mjekut.

Kryeministri vazhdon të jetë në krye të qeverisë, dhe i nxit qytetarët të ndjekin këshillat e tij të distancimit shoqëror.

“Sipas këshillave të mjekut të tij, kryeministri është shtruar sot në spital për t’iu nënshtruar disa analizave”.

“Ky është një hap parandalues, pasi kryeministri vazhdon të ketë simptoma të dukshme të coronavirusit, dhjetë ditë pasi rezultoi pozitiv ndaj COVID-19”, është shprehur zëdhënësja.

Boris Johnson ka punuar nga shtëpia që në momentin kur u njoftua se analiza e tij e coronavirusit ishte pozitive, më 27 mars.

Për herë të fundit ai është parë në publik të enjten duke duartrokitur nga kryeministria.

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin