Kozeta Mustafaraj, gjinekologe
Të përzjerat dhe të vjellat (sëmundja e mëngjesit) janë shenja të zakonshme gjatë trimestrit të parë të shtatzënisë. Hasen në rreth 50% të grave, me kohëzgjatje nga java e 6-të deri në javën e 16-të. Shumica e grave do të qetësohen vetë dhe vetëm një pjesë e tyre përkeqësohen duke çëuar në dehidrim dhe
më pas hospitalizim te tyre.
Hiperemezis gravidarum prek 2 në 100 gra shtatzëna. Është një gjendje që karakterizohet nga të vjella persistente, humbje në peshë (mbi 5% të peshës trupore), ketonuri, anomali të elektroliteteve, dehirim.
Sëmundja e mëngjesit nis zakonisht nga java e 5-6-të e shtatzënisë,përkeqësohet rreth javës së 9-të dhe përmirësohen në javën e 16-të. Rrallë mund të vazhdojnë shqetësimet deri në javën e 20-të dhe në 5% të rasteve deri në fund të shtatzënisë.
Është parë që gratë të cilat kanë nauze dhe të vjella në sasi mesatare kanë më pak shance për të bërë dështime apo humbje të fëmijës. Si shkak bëhen ndryshimet hormonale që shoqërojnë shtatzëninë, rritja e vlerave të tyre, lëvizja e ngadalësuar e përmbajtjes së stomakut, si dhe faktorët psikologjikë.
Më shpesh preken gratë të cilat kanë pasur probleme të këtilla në shtatzënitë e mëparshme, gjatë marrjes së kontraceptivëve oralë apo ato që vuajnë nga sëmundje të traktit tretës (refluks, ulcer).
Kur duhet kërkuar ndihma mjekësore?
-Nëse shfaqen shenja të dehidrimit, urinim i rrallë, urinë e errët, këputje, pamundësi për të ndenjur në këmbë
-Të vjella të shpeshta ose të shoqëruara me dalje gjaku
-Dhimbje apo krampe të fundit të barkut
-Nëse bëhet e pamundur të mbahet asnjë ushqim apo lëng më tepër se 12 orë.
-Nëse ka rënie peshe mbi 2,3 kg.


