Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s për 300 ventilatorë dhe 1.5 milionë maska

Me anë të një shkrese të dërguar më 27 mars, Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s, e më konkretisht Qendrës Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive.

Në kërkesë është edhe lista e plotë për pajisje dhe medikamente mjekësore, duke nisur që nga 1.5 milionë maska, 300 ventilatorë e 300 mijë dorashka.

“Deri tani kemi pasur 174 të prekur, 70 prej të cilëve të shtruar, dhe tetë humbje jete. Niveli i përhapjes së pandemisë në Shqipëri është 6 persona për çdo 100 mijë banorë, ndërsa për Tiranën është 17 për 100 mijë”, shpjegohet në letrën e dërguar NATO-s.

Në dokument flitet gjithashtu për kapacitetet e kufizuara të vendit, me dy spitalet me 480 shtetër të dedikuar COVID-19, për të trajtuar pacientët e prekur nga virusi.

“Kemi caktuar një zonë karantine me 120 shtretër dhe jemi duke përshtatur një ndërtesë të dytë, duke e kthyer në mjedis karantine me 100 shtretër. Kemi dy spitale që i janë përkushtuar pacientëve me COVID-19, me një kapacitet prej 480 shtretërish”.

Nuk dihet ende nëse kërkesa është marrë në konsideratë dhe do të ketë një ndihmë nga NATO për Shqipërinë.

Lista për ndihmë:

Helmeta CPAC 2000
Helmeta NIV 2000
Monitorë Kontrolli 200
Matës Oksigjeni 1000
Dorashka Nitrile, 230 mm 300 000
Veshje sigurie një-përdorimëshe  200 000
Maska kirurgjie 1 000 000
Maska FFP3 500 000
Monitorë Multi-Parameter 500
Pompa Shiringe 500
Ventilatorë për Terapi Intensive
(me kompresor ajri)
300
Ventilatorë terapie sub-intensive
(Me turbina)
500
Shtretër me dyshekë 500
Komodina 500
Dollapë 500

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)