Shërohen nga Covid-19 edhe 5 punonjës të personelit shëndetësor.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Facebook.
Ajo shkruan se gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë Edhe 5 personel shëndetësor të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP. Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga #COVID19Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19 #FORCA.


