Epidemiologu Kakarriqi: Pse ka më pak raste me koronavirus në vendet që kanë aplikuar vaksinën ndaj tuberkulozit

Endri Xhafo e pyeti gjatë intervistës në Abc News Profesorin e Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi nëse kishte ndonjë ndikim vaksina ndaj tuberkulozit tek prekshmëria nga koronavirusi.

Profesor Kakarriqi u përgjigj:

Evidencat, në fakt tregojnë që incidenca e hasjes së koronavirusit në vendet e Lindjes që kanë aplikuar në masë vaksinën kundër tuberkulozit, është e ulët, siç është Portuaglia për shembull.

Rasti më ekstrem është Gjermania, ku ka një ndarje pothuajse me thikë mes rasteve në ish-Gjermanisë Lindore dhe pjesës më të madhe të landeve që janë në ish-Republikën Federale gjermane.

Bazamenti mendoj unë është ky: BCG-ja (vaksina kundër tuberlukozit) ka si funsioon të vetin që të krijojë imunitetin qelizor. Termi i saktë është imuniteti ndërqelizor.

BCG-ja është një nxitës i imunitetit ndër qelizor. Nga këtu rrjedh për mua bazamenti logjik se përse BCG-ja është një faktor që dikton një icidencë më të ulët ët sëmundshmërisë nga koronavirusit në vendet që e kanë aplikuar atë.

Mund të them që nga viti 2000 BCG-ja bëhet vetëm në lindje, kurse më parë bëhej në mosha të ndryshme dhe bëhej disa herë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet ët shmangim distancimin social.

Burimi: Abc news

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)