Lezhë/ Shërohen infermierja dhe sanitarja të infektuara me Covid, asnjë rast i ri

Tre pacientë të prekur nga koronavirusi në Lezhë e kanë fituar betejen me këtë sëmundje.

Lajmi konfirmohet nga Spitali Rajonal i Lezhës, ku mes të shëruarve janë dhe 2 bluza të bardha, një infermiere dhe një punonjëse e shërbimit mjedisor të spitalit, të cilët ishin nfektuar 2 javë më parë pas kontaktit që kishin patur me një paciente të diagnostikuar me Covid-19.

Nga testimet e bëra ditët e fundit të tre pacientet kanë rezultuar negativ, ndërsa bëhet e ditur se dhe personat e tjerë të prekur nga koronavirusi ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ndërkohë prej 4 ditësh në Lezhë nuk janë konfirmuar raste të reja me Covid-19, pasi të gjitha testimet që ju janë bërë personave të dyshuar kanë rezultuar negativ.

Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, Spitali Rajonal Lezhë bën thirrje që të vazhdohet respektimi me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)