COVID-19, Rama: Kemi në dispozicion 304 respiratorë dhe 310 shtretër

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike të dhënat se sa kapacitetet ka Shqipëria në betejën që po zhvillon me epideminë e koronavirusit COVID-19.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Facebook, shefi i qeverisë u shpreh se vendi ynë ka aktualisht 304 respiratorë.

“Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës. Plus 20 në atë paketën e parë. Në total janë 304 respiratorë, ne i kemi sot në dispozicion. Ne sot në respirator kemi 4 veta”.

Në të dy spitalet COVID, atë të Infektivit dhe të “Shefqet Ndroqi”, janë aktualisht 310 shtretër në dispozicion, deklaroi Rama, duke u shprehur optimist se sistemi shëndetësor nuk u mbingarkua për shkak të masave të forta ndaluese që ndërmori qeveria.

“Disponojnë 310 shtretër vetëm në dy struktura, në Spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ që janë spitale COVID. Ne kemi 63 pacientë, pra kemi vetëm 23.5% të kapaciteteve të zëna. Kjo është gjëja më e madhe të gjithë ne duhet t’i gëzohemi si rezultat i masave të forta që kemi marrë dhe rezistencës fantastike që ju keni bërë”.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë