Sokol Isaraj, kirurg plastik
Ju l
utem lexojini dhe familjarizohuni me këto udhëzime para dhe pas operacionit. Duke i ndjekur ato me kujdes ju jepni kontributin tuaj për një rezultat sa më të mirë pas operacionit.
- Mos i shfry hundët derisa të udhëzohesh për një gjë të tillë. Fshije ose thithe hundën butë me Kleenex nëse është e nevojshme.
- Derisa rrjedhja nga hundët të pushojë plotësisht , garza poshtë hundës mund të ndërrohet.
- Allçia në hundë do të qëndrojë për afro një javë dhe do të riparaqiteni në klinikë për ta hequr atë. Mos e ngacmo dhe mbaje të thatë, gjatë kohës që do të qëndrojë në hundë.
- Shmangni ushqimet që kërkojnë përtypje të gjata. Çdo gjë tjetër që ka të bëjë me dietën nuk ka kufizime.
- Shmangini sforcimet e mëdhaja fizike. Bëni më shumë pushim sesa normalisht dhe shmangni lodhjen e tepërt, përfshi aktivitetin atletik dhe seksual.
- Dhëmbët mund t’i lani me xhentilesë vetëm me një furçë të butë. Shmangini manipulimet me buzën e sipërme që të mos e shqetësoni hundën.
- Shmangni bisedat e stërgjata telefonike dhe aktivitetet sociale për të paktën 10-14 ditë.
- Fytyrën mund ta lani duke bërë kujdes që të mos ngacmoni allçinë. Deri sa të hiqet allcia është mirë të laheni në vaskë.
- Për të paktën një javë, shmangni buzëqeshjen, ngërdheshjet dhe lëvizjet e tepruara të fytyrës.
Mos i lani flokët për një javë, vetëm nëse dikush tjetër e bën këtë për ju(p.sh parukieri). Mos e lani allcin mbi hundë.- Për një javë vishni rroba që mbërthen nga para apo prapa. Shmangni golfet, pulovrat, T-shirtet dhe gjithë rrobat me golf.
- Në mënyrë absolute shmangni diellin dhe solarin për të paktën 6 javë pas operacionit;nxehtësia mund të shkaktojë enjtje të hundë. Përdorni krem solar me faktor të paktën tre muaj pas operacionit.
- Për një muaj mos noto, meqë gjatë notit hunda mund të lëndohet lehtë.
- Pas heqjes së allçisë, hunda, sytë dhe buza e poshtme në përgjithësi kanë enjtje dhe çngjyrosje, kjo gjë përmirësohet për 2-3 javë. Në disa pacientë mund të duhen 12-18 muaj që të bjerë komplet enjtja.
- Përdor vetëm ato ilaçe që të janë dhënë në recetë nga mjeku.
- Mos vër syze optike apo dielli, që normalisht qëndrojnë mbi hundë, për afro 4 javë. Do të instruktoheni se si t’i ngjisni me leukoplast syzet në ballë për të shmangur presionin mbi hundë.
- Lentet e kontaktit mund të vihen duke filluar qysh nga dita 2-3 pas operacionit.
- Pasi doktori t’ju ketë hequr allçinë, lëkura e hundës mund të pastrohet me një sapun të butë apo Vaselinë Intensive Care Lotion. Tregohuni xhentil me hundën tuaj. Make up mund të përdoret sapo të hiqen të gjitha bandazhet, por duke e aplikuar me kujdes.
- Mos rreziko kot. Nëse ka ndonjë gjë që ju shqetëson dhe që e konsideroni të rëndësishme , ju lutem telefononi doktorin.
- Kur të hiqni allçinë, do të jeni të ënjtur dhe kjo gjë do të vazhdojë për disa javë. Në fakt do të duhen të paktën një vit që enjtja të zhduket plotësisht.

