Statuja e Jezu Krishtit në Brazil vishet me flamurin kuqezi për të shpërndarë shpresë

Statuja ikonë e Jezu Krishtit në Rio de Zhaniero u vesh me uniformën e doktorit për rastin e Pashkëve, ndërsa mesazhe falënderimi për mjekët që po luftojnë në spitalet e botës për të ndaluar coronavirusin u projektuan në gjuhë të ndryshme.

Edhe flamuri i Shqipërisë, me frazën “shpresë” u bë pjesë e mesazheve shpresëdhënëse të projektuara tek statuja 38 metra e lartë në Brazil.

Imazhe doktorësh që nxisnin njerëzit të qëndronin në shtëpi ishin gjithashtu pjesë e fushatës.

Më shumë se 1.7 milionë njerëz raportohet të jenë infektuar në shkallë globale nga coronavirusi, ndërsa të paktën 109,519 persona kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit, Shqipëria raportoi 21 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i të infektuarve në total shkoi në 467.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë