Dy raste me COVID-19 personel mjekësor në Shkodër dhe Kukës

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 8 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 475. Nga këto, 6 raste janë në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës. Shqetësues është fakti se 2 nga të konfirmuarit pozitivë janë pjestar të stafit mjekësor.

Bëhet fjalë për një infermiere në Shkodër dhe një infermier të Urgjencës në Kukës.

“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës”, u shpreh Tomini në deklaratën e ditës së sotme.

Sipas burimeve infermieri i prekur me koronavirus në qytetin e Kukësit është infektuar gjatë transportimit të një pacienti me COVID-19 nga qyteti i Hasit.

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)