Numri i të shëruarëve kalon atë të të sëmurëve me COVID-19

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi 16 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total, 475 numrin e të prekurve.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se listës së personave të shëruar gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar edhe 16 pacientë të tjerë. Numri i përgjithshëm i personave që kanë fituar betejën me këtë sëmundje ka shkuar në 248, duke e kaluar kështu numrin e personave që janë aktualisht të sëmurë.

Gjendja e pacientëve që po trajtohen nga koronavirusi në Spitalin “Infektiv” dhe “Shefqet Ndroqi” është si më poshtë:

Nga 475 persona të prekur deri më tani, vetëm 46 persona vijojnë të trajtohen në dy spitalet COVID. Ministria njofton se 5 prej 37 pacientëve që po trajtohen në spitalin infektiv janë në terapi intensive, ndërkohë që 1 prej tyre është i intubuar. Ndërsa në spitalin  Shefqet Ndroqi, po marrin trajtim mjekësor 9 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive, nga këta 4 janë të intubuar.

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)