72 vjeçarja me Covid 19 del nga intubimi, rasti i parë në vend

Për herë të parë që nga zbulimi i koronavirusit në Shqipëri një paciente me Covid 19 shkëputet nga aparatura që e mbante në frymëmarrje të drejtuar dhe paraqitet në gjendje të qëndrueshme shëndetesore.

Bëhet fjalë për një 72 vjeçare me sëmundje bashkëshoqërues e cila rreth dy javë më parë është transportuar nga spitali Infektiv drejt ish Sanatoriumit për një trajtim më të specializuar dhe për 14 ditë ka qënë e intubuar. Tashmë  e infektuara me Covid 19 po trajtohet me oksigjen dhe ka reaguar mirë ndaj terapisë.

Ndërkohë në spitalin “Shefqet Ndroqi” vijojnë të jenë të intubuar dhe katër pacientë të tjerë  nga shtatë që ndodhen në terapi intensive. Dy prej tyre  sipas bluzave të bardha po shfaqin përmirësime të dukshme.

Ndërsa në spitalin Infektiv  vetëm një prej pacientëve nga pesë që po trajtohen në reanimacion mbahet me frymëmarrje të drejtuar.

34 pacientë po mbahen në pavione dhe  paraqiten në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ndërkohë që numri i atyre që kërkojnë ndihmë në spitale  ka rënë numri i të shëruarve nga koronavirusi ashtu si dhe dy ditë më parë vijon të jetë më i lartë se ai i personave aktiv me Covid 19.

Këtë të martë sipas Ministrisë së Shëndetësisë kemi 248 persona të sheruar në total, 16 raste në 24 orët e fundit dhe 203 persona pozitiv.

Në listën e të shëruarve nga koronavirusi janë dhe katër personel shëndetësor mes tyre  dy anëtarë të Task-Forcës për Covid 19, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT Andi Koraqi.

Rënie të ndjeshme kanë pësuar dhe rastet e reja me koronavirus krahasuar me një ditë më parë ndonëse numri i testimeve të kryera në 24 orë ka pësuar rritje. Vetëm 8 persona nga 236 të dyshuar.

Burimi: Abc News

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë