Kina miraton testimin klinik të tre vaksinave eksperimentale për COVID-19

Në konferencën për shtyp nga Këshilli i Shtetit për Mekanizmin e Përbashkët të Mbrojtjes dhe të Kontrollit më 14 prill u bë e ditur se Kina sapo ka miratuar për provë klinike tre vaksina të reja kundër koronavirusit dhe rezultatet e hulumtimeve klinike të barnave anti-epidemike janë miratuar nga disa vende.

“Me 12 prill, Administrata Shtetërore e Ushqimit dhe Barnave miratoi aplikimin klinik të vaksinave joaktive kundër koronavirusit realizuar bashkërisht nga Instituti i Produkteve Biologjike dhe Instituti i Virologjisë i Wuhan-it pranë Akademisë Kineze të Shkencave. Më 13 prill u miratua që vaksina joaktive e zhvilluar nga kompania Kexing Zhongwei Bioteknologji të nisë testimin klinik.”

Vaksina e kontigjentit të parë e miratuar për hulumtime klinike është ajo e vektorit adenoviral me Chen Wei në krye të ekipit akademik. Projekti i zhvillimit të vaksinave ka përfunduar vaksinimin e subjekteve të fazës së parë të provave klinike në fund të marsit dhe ka rekrutuar vullnetarë për provat klinike të fazës së dytë prej 9 prillit.

Kjo është vaksina e parë në botë kundër COVID-19 që nis studimin klinik të fazës së dytë. Në konferencën për shtyp më 14 prill, drejtori i Departamentit të Zhvillimit Social dhe Teknologjik pranë Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë Wu Yuanbin tha se zakonisht provat klinike të vaksinave ndahen në tre faza. Wang Junzhi, akademik i Akademisë Kineze të Inxhinierisë, tha se faza e parë dhe e dytë e provave klinike do të zgjasë disa muaj sipas procedurave të ndryshme të imunizimit dhe protokolleve të ndryshme.

“Sa më e madhe të jetë madhësia e mostrës që kërkohet për studimet klinike të fazës së tretë, për sëmundjet e përgjithshme infektive, aq më i nevojshëm është vëzhgimi i një cikli epidemik për të përcaktuar shkallën e tij të mbrojtjes për njerëzit, që është disa mijëra e madje disa dhjetëra mijëra. Në përgjithësi kërkohet bazë shkencore në fazën e tretë të provës klinike dhe më pas vaksina del në treg. Duhet të kalojnë këto tre faza, kështu ndodh zakonisht”.

Në luftën kundër pandemisë COVID-19, Kina ka provuar dhe hulumtuar pandërprerë pajisjet dhe materialet mjekësore dhe programet e trajtimit, duke arritur rezultate të dukshme.

/Marre nga CRI/

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma