Përshtati në shqip: Dr.Erisela Dino, Specialiste e Shëndetit Publik
Burimi dhe Referencat WHO ,UNICEF,+CIFRC
ÇFARE ËSHTË STIGMA SOCIALE (etiketimi)?
Stigma sociale në kontekstin e shëndetit është lidhje negative midis një personi ose grupi të njerëzve që ndajnë karakteristika të caktuara dhe një sëmundje specifike. Në një shpërthim semundjeje, kjo mund të thotë se njerëzit janë etiketuar, diskriminuar, trajtuar veçmas, dhe / ose mund te coje humbje të statusit për shkak të një lidhjeje të perceptuar me një sëmundje.
Një trajtim i tillë mund të prekë negativisht ata me sëmundje, si dhe kujdestarët e tyre, familjen, miqtë dhe komunitetet. Njerëzit që nuk kanë sëmundje, por ndajnë karakteristika të tjera me këtë grup, gjithashtu mund të vuajnë nga stigma.
Përhapja aktuale e COVID-19 ka provokuar stigmë sociale dhe sjellje diskriminuese ndaj njerëzve me prejardhje të caktuar etnike, si dhe cilindo që perceptohet të ketë qenë në kontakt me virusin.
PSE COVID-19 PO SHKAKTON KAQ SHUME STIGME?
Niveli i stigmës së lidhur me COVID-19 bazohet në tre faktorë kryesorë:
1) është një sëmundje që është e re dhe për të cilën ka ende shumë të panjohura;
2) shpesh kemi frikë nga e panjohura;
3) është e lehtë të shoqërosh atë frikë me ‘të tjerët’.
Eshtë e kuptueshme që ka konfuzion, ankth dhe frikë në publik. Fatkeqësisht, këta faktorë po ushqejnë edhe stereotipet e dëmshme.
CILI ESHTE NDIKIMI?
Stigma mund të germoje kohezionin shoqëror dhe të nxisë izolimin e mundshëm shoqëror të grupeve, të cilat mund të kontribuojnë në një situatë ku virusi ka më shumë, jo më pak, gjasa të përhapet. Kjo mund të rezultojë në probleme më të rënda shëndetësore dhe vështirësi në kontrollin e një shpërthimi të sëmundjes.
Stigma mund :
• Të shtyjë njerëzit të fshehin sëmundjen për të shmangur diskriminimin
• Të parandaloje njerëzit që të kërkojnë menjëherë kujdes shëndetësor
• Të mos inkurajoje njerëzit që të adaptojne sjellje të shëndetshme
SI TA ADRESOJME STIGMEN?
Provat ose evidencat tregojnë qartë se stigma dhe frika përreth sëmundjeve ngjitëse pengojnë përgjigjen ndaj tyre. Ato që funksionojne janë ndërtimi i besimit në shërbimet shëndetësore dhe këshilla të besueshme shëndetësore, duke treguar dhembshuri me ata që janë prekur, të kuptuarit e vetë sëmundjes dhe marrja e masave efektive, praktike, në mënyrë që njerëzit të ndihmojnë në mbajtjen e të prekurve dhe të afermve të tyre të sigurt.
Mënyra se si ne komunikojmë në lidhje me COVID-19 është thelbësore në mbështetjen e njerëzve që të ndërmarrin veprime efektive për të ndihmuar dhe luftuar sëmundjen dhe për të shmangur nxitjen e frikës dhe stigmës. Duhet të krijohet një mjedis në të cilin sëmundja dhe ndikimi i saj mund të diskutohen dhe adresohen hapur, me ndershmëri dhe në mënyrë efektive.
Këtu janë disa këshilla se si të adresoni stigmat sociale dhe shmangni ndërlikimet:
1. Fjalët kanë rëndësi: cfarë duhet dhe cfarë nuk duhet folur për COVID-19
2. Bëni pjesën tuaj: ide të thjeshta për të larguar stigmën
3. Këshillat dhe mesazhet e komunikimit të jenë të bazuara në evidence dhe në burime zyrtare
Kujdes me fjalët
Kur flasim për sëmundjen, koronavirusin apo disa fjalë (d.m.th. dyshim, izolim …) keto fjale mund te kenë një kuptim negativ për njerëzit duke iu ushqyer atyre qëndrime stigmatizuese.
Kjo mund t’i largojë njerëzit nga depistimi, testimi dhe karantinimi.
Rekomandohet një gjuhë që respekton dhe fuqizon njerëzit në të gjitha kanalet e komunikimit, përfshirë median.Fjalët e përdorura në media janë veçanërisht të rëndësishme, sepse këto do të formësojnë gjuhën popullore dhe komunikimi mbi koronavirusin e ri (COVID-19).Raportimi negativ ka potencialin për të ndikuar si njerëzit që dyshohet të kenë koronavirusin e ri (COVID-19), pacientët dhe familjet e tyre dhe të prekur komunitetet perceptohen dhe trajtohen.
Edhe perdorimi i fjalës distancim social është stigmatizues dhe tashme po përdoret më shume koncepti i distancimit fizik .
Ka shumë shembuj konkret se si përdorimi i gjuhës gjithëpërfshirëse dhe terminologjia më pak stigmatizuese mund të ndihmojë për të kontrolluar epidemitë dhe pandemitë nga gripi HIV, TB dhe H1N1.
-Ndani fakte dhe informacione të sakta në lidhje me sëmundjen.
– Sfidoni mitet dhe stereotipet.
– Zgjidhni fjalët me kujdes.
Mënyra se si ne komunikojmë mund të ndikojë në qëndrimet e të tjerëve
Faktet, jo frika do të ndalojnë përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19)
Emri zyrtar për sëmundjen u zgjodh qëllimisht për të shmangur stigmatizimin :
“CO” për Corona,
“VI” për Virus
“D” për Disease (sëmundje ne shqip),
19 sëmundja shpertheu në vitin 2019


