Ka shkuar në 12 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.
Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka ndërruar jetë një pacient me inicialet P.M nga Ferizaj, qytet i cili njihet si vatër e rrezikshme koronavirusi në Kosovë.
Ai ishte shtruar më datë 12 prill në Klinikën Infektive duke ardhur nga spitali i Ferizajt, por ka ndërrur jetë pesë ditë më vonë.
Viktima kishte sëmundje të tjera shoqëruese.


