Bien me 50% rastet e traumave

Që prej përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, Spitali Universitar i Traumës pret të gjitha emergjencat shëndetësore si dhe kryen ndërhyrjet kirurgjikale. Por burime nga autoritetet spitalore bëjnë me dije se fluksi nuk është shtuar, pasi traumat janë ulur me rreth 50%. Mesatarisht në njw ditë, kryhen 15 ndërhyrje kirurgjikale, 9 prej të cilave, vetëm të zonës së barkut.

Por nga ana tjetër, koronavirusi ka sjellë ndryshim të procedurës së vizitave.

Të gjithë pacientët fillimisht vijnë te këto çadra, ku u matet temperatura dhe u përgjigjen një pyetësori nëse kanë patur kontakt me të prekur. Nëse rezulton negativ ambulance e çon në urgjencë.

Në këtë spital, është e prekur me koronaviruis vetëm 1 infermiere, gjendja shëndetësore e të cilës është e qëndrueshme, ndaj dhe qëndron në shtëpi.

Por, thuajse të njëjtat masa, janë marrë dhe në institucione të tjera shëndetësore. Në klinikën e specialiteteve nr 3 në kryeqytet, stafi mjekësor i pret pacientët jashtë, për t’i kontrolluar dokumentacionin dhe për tu siguruar që të ruhet distanca, brenda dhe jashtë ambienteve.

Vet pacientët, shprehen se po marrin normalisht shërbim.

Në të gjitha rastet, familjarët e pacientëve nuk lejohen që të hyjnë.

Përfaqësues të institucioneve shëndetësore, bëjnë apel që ambientet spitalore të shmangen kur s’ka emergjenca, pasi ato paraqesin një lloj rrezikshmërie.

Burimi: Ora News

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë