Komisioni i Ligjeve ka miratuar zgjatjen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore deri me 23 qershor 2020. Kërkesa e qeverisë u bë nën argumentin se masat lehtësuese që do të zbatohen mund të sjellin një shtim të përhapjes së infeksionit COVID-19 dhe në të tilla raste, masat shtrënguese do të duhet të rikthehen.
Ky vendim do t’i kalojë për miratim seancës plenare të radhës dhe parashikohet që masat e marra nga qeveria do vazhdojnë të jenë në fuqi, po ashtu edhe dhe kufizimet në lëvizje, në transport apo edhe shërbime të tjera.


