Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme njoftoi për 25 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit.
Të gjitha rastet e reja janë konstatuar në Krujë dhe Laç ku duket se një fasoneri është kthyer në vatrën kryesore të infeksionit për këto dy rrethe.
Për herë të parë sot, në Tiranë nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus që prej konstatimit të infeksionit në Shqipëri.
Megjithatë, kryeqyteti vijon të kryesojë listën e zonave më të prekura me 253 raste në total.


