Skleroza e shumëfishtë dhe dieta ushqimore

Blerina Bombaj, dietologe

Kjo sëmundje shkaktohet si pasojë e “plagëve” që pësojnë neuronet. Dëmtimi i shtresës izoluese të tyre, mielinës, i bën neuronet të mos skleroz1përcjellin normalisht mesazhet nëpërmjet potencialeve elektrike. Kjo pason çrregullim të funksionit të sistemeve përkatëse që kontrollohen nga këto neurone, si: lëvizjet, ecja, përqendrimi, ekuilibri dhe të folurit.
Një ushqim i pasur në proteina, kalori dhe antioksidantë është i nevojshëm për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët.

  • Dieta:
    Të konsumohen ushqime të larmishme, sa më shumë fruta e perime të freskëta. Frutat si boronicat, manaferrat dhe thanat janë shumë të dobishme.
    Të preferohet peshku si sardelet dhe fasulet me ngjyrë.
    Të konsumohen ushqime të pasura në probiotikë si kosi natyral dhe prebiotikë si hudhrat
    Të mbahet peshë trupore optimale nëpërmjet ekuilibrit të ushqimit dhe aktivitetit fizik
    Të zgjidhen ushqime të varfra në yndyrna të ngopura dhe kolesterol
    Të mos konsumohet sheqer me tepri
    Të reduktohet kripa
    Të konsumohen 8 gota ujë në ditë
    Ekspozimi në rrezet e diellit (por jo në nxehtësi), është i nevojshëm per vitaminën D.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese