Në luftë me COVID-19, mjeku nga Sanatoriumi: “Ja dolëm me guxim, vetëmohim dhe dhembshuri”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon video-mesazhin e mjekut të “Shefqet Ndroqit”, Perlat Kapisyzi, i cili luftoi në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit.

“Ja dolëm me guxim, vetëmohim dhe dhembshuri” – Prof. Perlat Kapisyzi flet për përballimin e situatës së #COVID19 në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” nga personeli shëndetësor. Mirënjohje për sakrificën e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mjekësor në përballimin e kësaj situate të vështirë?? #BASHKË”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë, në mesazhin e tij mjeku Kapisyzi thekson se personeli shëndetësor kontribuoi në sheshimin e kurbës dhe u duartrokit nga komuniteti. Mes të tjerash, mjeku shton se kur të marrë fund pandemia edhe personeli shëndetësor do të duartrokasë për pacientët, që kanë vuajtur shumë, por edhe për gjithë komunitetin, që e mbështeti dhe i dha kurajo.

Mesazhi i mjekut:

Do desha ta filloj me disa veti që personeli shëndetësor jo vetëm i “Shefqet Ndroqit”, por i gjithë republikës: qëndrueshmëri, guxim, vetëmohim dhe dhembshuri. Kanë qenë këto virtyte, me të cilët ne luftuam, përballuam këtë situatë. Janë këto virtyte me të cilët ne realizuam jo vetëm kujdesin për pacientin, për kolegun, por edhe kujdesin për familjarët. Ne në këtë rast kontribuam në atë që u bë kryefjala e ditës: sheshimi i kurbës, por kontribuam edhe për të sheshuar çdo të pavërtetë për vlerat morale të personelit shëndetësor.

Të shpresojmë që është një sheshim i plotë. Është e vërtetë që komuniteti duartrokiti për ne, por kur pandemia të marrë fund, edhe ne do duartrokasim për ata pacientë, që realisht kanë vuajtur, por edhe na kanë besuar, por edhe për komunitetin, që na duartrokiti, na dha kurajo, na mbështeti dhe shpresojmë që të na duartrokasë edhe pas COVID, sepse ne jemi ato që kemi qenë, këto virtyte nuk u bënë për dy muaj. Ky është personeli shëndetësor”.

Postime të ngjashme

829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë