Ka disa besime tonat lidhur me vaginën (sa pak që dimë). Kështu që disa këshilla lidhur me këtë, nuk do të na bënte keq. Më poshtë disa informacione të vlefshme për të gjitha femrat.
Je duke bërë dush dhe vë re një puçërr te gjenitalet, që më përpara nuk e ke pasur. Mendon se me siguri është kancer. Gjëja e parë që bën të nesërmen në mëngjes, vrapon te gjinikelogu yt shumë e shqetësuar dhe për herë të parë në jetën tënde, mezi pret të heqësh pantallonat dhe t’i zbulosh doktorit puçrrën e çuditshme.
E vërteta
Puçrrat në përgjithësi janë thjesht puçrra; qime që rriten nën lëkurë, ciste beninje, kokrra të shumëllojshme e gjëra të këtilla. I thashë një herë bashkëshortit: “Më duhet një term mjekësor për puçrrat; pacientet kanë nevojë për një të tillë”. Edhe pse ai nuk është mje, më propozoi “anomali topografike” dhe “devijim dermatologji”. Mund t’i përdorësh këto dy terma për t’i shpjeguar shefit tënd se pse t’u desh të shkoje me vonesë në punë.
Paralajmërim
E vetmja puçër për të cilën ia vlen të shqetësohesh janë lythët. Nëse ka pamjen e një lythi (pra, nëse e ka sipërfaqen të ngjashme me një lule lakër) ose nëse partneri yt i përmend lythët, duhet të shkosh te gjinekologu që të të shpëtojë prej tij. Lythat gjenitale janë një varietet relati visht i padëmshëm, edhe pse i pakëndshëm, i virusit të Papilomës njerëzore (HPV) dhe duhen hequr pasi janë ngjitës, janë tmerresisht të sikletshëm dhe mund të zmadhohen shumë. Megjithatë, një puçërr nuk është kancer. Madje nuk përbën rrezik vdekjeje.
Vaginat janë të lëmuara
Mesi i natës është çasti që gratë gjejnë kurajë për të studiuar trupin e tyre. Dhe zbulojnë në vaginë një “parregullsi” (për shembull, ndonjë gungë, lëkurë paksa të ashpër, përmasa të çrregullta) ose gjëra të tjerë
E vërteta
Është më se normale që në muret e vaginës të ketë puçrra të vogla dhe gunga. Madje, mund të ketë edhe ndonjë puçërr të vogël në qafën e mitrës; quhen cistet e Naboth dhe janë plotësisht të padëmshme.
Sekrecionet janë të këqija
Çfarëdo sekrecioni vaginal është shenjë infeksioni
Sekrecionet vaginale janë të shëndetshme dhe mbrojtëse. Rregulli kryesor është se, nëse nuk ke djegie, rrjedhje ose erë (shumë, po shumë më shumë se zakonisht), atëherë çdo gjë është normale.
Ejakulimi femëror, orgazma vaginale
Ka gra që pohojnë se përjetojnë orgazma vaginale gjatë marrëdhënies pa qenë e nevojshme që të stimulohet klitorisi. Ekziston edhe historia tjetër, po aq fantastike e ejakulimit femër – është një lloj sekrecioni vaginal, i ngjashëm me rrjedhjen mashkullore.
E vërteta
Kemi menduar të vrasim dy zogj me një gur. Shumica e shkencëtarëve dyshojnë se orgazma “vaginale” vazhdon të jetë një orgazëm klitorike që ndodh kur shtyhet dhe ngacmohet klitorisi. Është lloji i orgazmës që do të zgjidhte një mashkull dembel, por nuk është zgjedhja e një femre. Përsa i përket ejakulimit, nuk jemi të sigurta se përse dikush do të donte t’i ndodhte kjo. Për më tepër, nuk kemi asnjë organ që mund ta prodhojë. Nuk jemi të gatuara në atë mënyrë.
Seksi sjell vetëm kënaqësi
Shumë gra janë të bindura se kur seksi është i parehatshëm ose i dhimbshëm, po ndodh diçka jo e mirë.
E vërteta
Ndodh që ndonjëherë seksi të jetë i parehatshëm për një mori arsyesh.
Ndonjëherë, truri dëshiron të vazhdojë por trupi nuk undet. Ke kryer marrëdhënie seksuale shtatë herë brenda dymbëdhjetë orëve dhe është normale që kur tenton herën e tetë, vagina jote do të jetë e thatë dhe e irrituar. Lubrifikimi është thelbësor në këto raste; mund të thuash edhe “jo” ndonjëherë.
Nëse gjatë aktit vaginal pozicioni është i tillë që penisi (ose çfarëdo qoftë) godet fortë cerviskin, mitra do të shtyhet dhe ligamentet që e mbajnë atë do të tërhiqen. Kjo mund të shkaktojë dhimbje gjatë aktit dhe më vonë një ndjesi të dridhurash në abdom. Ndrysho me kujdes pozicionin, duke u përkulur pak në njërën nga anët e qafës së mitrës.



