OBSH: Ky ilaç ka rezultuar pozitiv për trajtimin e pacientëve të sëmurë rëndë me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë mirëpret rezultatet e para të testimeve klinike nga Britania e Madhe, që tregojnë se deksametazoni, kortikosteroid, mund të jetë jetëshpëtues për të infektuarit me COVID-19 që janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas të dhënave të mëparshme të shpërndara nga OBSH, ventilatorët kanë qenë thelbësorë në trajtimin e pacienteve në terapi intensive, duke ulur rrezikun e vdekshmërisë me rreth një të tretën, ndërsa për pacientët që kanë pasur nevojë vetëm për oksigjen, vdekshmëria ka rënë me rreth një të pestën.

Ilaçi ka rezultuar efikas vetëm për pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19, ndërsa nuk është testuar tek pacientët me simptoma të lehta.

“Është trajtimi i parë që ka treguar ulje të vdekshmërisë tek pacientët me COVID-19 që kanë pasur nevojë për oksigjen ose kanë qenë në terapi intensive”, deklaron Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Deksametazoni është një steroid i përdorur që në vitet ’60 për të ulur inflamacionin e shkaktuar nga disa sëmundje, si çrregullimet inflamatore apo disa lloje kanceri. Është listuar në Listën e Ilaçeve Jetësore të OBSH-së që në vitin 1997, dhe gjendet në çdo vend.

Në ditët në vijim do të dalin edhe rezultatet e plota të testit.

Burimi: OBSH, Përshtati në shqip: Shendeti.com.al

*Njoftimin zyrtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e gjeni këtu. 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën