Si ti dalloni shenjat e depresionit, efektet në gjendjen emocionale dhe fizike

Përshtati në shqip: Marjena Sallaku

Depresioni është një sëmundje shumë më komplekse sesa të ndjerit i mërzitur ose pa energji dhe motivim.

Sipas Healthline, kjo sëmundje mund të prekë gjendjen tuaj emocionale ose\edhe gjendjen tuaj fizike. Disa prej simptomave mund të jenë kalimtare, disa prej tyre mund të jenë me një efekt më të gjatë deri të përhershme.

Simptomat e depresionit përjetohen ndryshe varësisht gjinisë dhe moshës, si e tillë efektet e saj mund të jenë të ndryshëm tek meshkujt, femrat dhe fëmijët.

Meshkujt përgjithësisht përjetojnë ndjesi të tilla, si:

Në aspektin emocional: ndjenja inati, agresiviteti, irritim, lodhje, ankth.

Në aspektin e botëkuptimit mbizotërojnë ndjenja të tilla, si: të ndjerit bosh, i pashpresë dhe i paplotësuar.

Në sjellje: humbje interesi, heqje dorë nga gjërat që më parë kanë qenë të pëlqyera, lodhje shumë e shpejtë dhe e shpeshtë, tentative vetëvrasje dhe orientimi drejt veseve të tilla si: përdorimi  i drogës, alkolit dhe rritje e përfshirjes në aktivitete me rrezikshmëri të lartë.

Në aspektin e aftësive konjuktive: Probleme të dukshme në përqendrim, në interaktivitetin gjatë një komunikimi dialogues, dhe vështirësi në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive.

Te femrat simptomat më të shpeshta janë:

Në aspektin emocional mbizotërojnë ndjenja të tilla, si: irritimi, të ndjerit në ankth, bosh dhe e pashpresë.

Në sjellje vërehet humbje interesimi, izolimi social dhe dëshirë për vetëvrasje.

Në aspektin konjuktiv: të menduarit dhe të vepruarit më ngadalë se sa zakonisht.

Në aspektin fizik: Ndryshim në ushqyerje, energji dhe motivim i ulur, ndryshim në peshë, dhimbje trupi, dhimbje koke etj.

Fëmijët përjtojnë simptoma të tilla, si:

Tek grupmoshat më të vogla vihet re në një ndryshim i shpeshtë i humorit, irritim, të qara dhe agresivitet i shtuar. Vërehet një rritje e ndjesisë së fajit dhe të ndjerit  jo kompetent për të kryer detyrat e përditshme (“unë nuk mund të bëj asgje në rregull”!).

Fëmijët e kanë shumë të vështirë të përqëndrohen, kanë tendencën për të refuzuar socializimin/përfshirjen me grupin shoqëror, në shkollë apo në komunitet. E shpeshtë është edhe ulja e produktivitetit në performancën e shkollës, çrregullim ose mungesë e gjumit dhe kequshqyerje me pasojë rritje\ulje në peshë dhe probleme digjestive.

Burimi: Healthline

 

 

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës