Shumica e atyre që shkojnë në restorant, përpiqen të shmangin zgjedhjen e menyve me shumë yndyrë dhe shumë kalori. Por ata që kanë diabet, zakonisht kanë më tepër gjëra për të cilat shqetësohen kur u duhet të zgjedhin meny. Duhet të krijoni një ide se sa gramë karbohidrate mund të merrni dhe nëse kjo sasi
e mban në vlerë normale apo e shton nivelin tuaj të sheqerit në gjak.
Ndoshta do të doni të zgjidhni diçka që siguron një sasi të moderuar të yndyrnave mono-të ngopura, pasi shumë prej jush mendojnë se kështu mund të mabjnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu, mund të keni nevojë, të mbani sasinë e yndyrnave të ngopura apo acideve transyndyrore në nivel të ulët; nga ana tjetër, nivelin e acideve yndyrore omega-3 ta mabni në nivel të lartë, që të mbroni zemrën. Po kshtu, shuam prej jush mund të kenë nevojë ti numërojnë edhe gramët e proteinave dhe kaliumit, nëse janë me dializë.
Duket sikur ka mbetur shumë pak në pjatë. Në pamje të parë, duket sikur e gjitha kjo mund ta heqë dëshirën për të ngrënë, apo jo?
Në fakt, mund të gjendet e mesmja e artë midis asaj që duhet të llogaritni dhe asaj që porositni e shijoni. Kjo ëhstë plotësisht e mundur. Duhet vetëm pak praktikë. Gjithashtu, ka shumë rëndësi të numëroni gramët e yndyrës, fibrës dhe karbohidrateve për zgjedhje të ndryshme menush.


