Të ushqyerit e të lindurve para kohe

Nga Polikron Çelo, pediatër

Me peshë të vogël – ata që lindin nën 2500gr (pavarësisht kohës së shtatzënisë)

Me peshë shumë të vogël-të lindur nën 1500gr

mami dhe bebiTë lindur para kohe- lindin para kohës normale të barrës (qoftë dhe me peshë normale).

Në të lindurit para kohe (sidomos para javës së 37-të), qoftë dhe me peshë normale, shumë organe dhe sisteme kanë funksione të kufizuara (konform moshës reale të paralindjes); për rrjedhojë menjëherë pas lindjes ose pak më vonë, mund të shfaqen një sërë ndërlikimesh.

Sa më e thellë prematuranca, aq më problematike për aparatin tretës (duke filluar nga vështirësia për të thithur), sistemin e frymëmarrjes, veshkat, mëlçinë etj. fëmijët që lindin mbi 1.500 g dhe pas javës së 33-34 të shtazënisë, në përgjithësi pas lindjes, mund të ushqehen si të lindurit në kohë dhe ushqimi më i përshtatshmë është qumështi i nënës.

Në mungesë të tij, qumësht me formulë për prematurë. Problem për ushqyerjen përbëjnë të lindurit poshtë kësaj peshe ku aparati tretës nuk ka aarritur pjekurinë e zakonshme. Dihet se qumështi i nënës, gjatë dy javëve të para, në krahasim me qumështin në vazhdim, përmban më shumë kalori, proteina, yndyra dhe natrium, si i tillë krijon vështirësi në tretje.

Nisur nga kjo, si alternativë, ditët e para këshillohet qumësht industrial special për fëmijët me peshë shumë të ulët. Për fëmijët mbi 1.500 kg, qumështi jepet mesatarisht 8 herë: ditën e parë nga 3-5 ml në vakt, ditën e dytë 6-10 ml, ditën e tretë 10-20 ml; në vazhdim duke parë tolerancën.

Sasia mesatare e qumështit për të sapolindurit prematurë

Pesha\kg             1.000     1.200     1.400     1.600     1.800     2.000

Sasia\ml               170         215         250         285         320         360

Pavarësisht vështirësive, objektivi i ushqyerjes është të arrihen këta tregues:

Shtimi i peshës. 15-20 g në ditë

Shtim i gjatësisë. 0.5-1 cm në javë

Rritje e perimetrit të kokës. 0.5 cm në javë.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"