Studimi i fundit: Duhanpirja të shëndosh!

Duhanpirja, sidomos ajo pasive, të shëndosh: një përfundim i tillë hedh poshtë idenë e përgjithshme se duhanpirja i ndihmon njerëzit të mbeten të dobët dhe vjen në bazë të një studimi të kryer në Britaninë e Madhe.

duhan 1“Ata persona që jetojnë me duhanpirës, sidomos nëse janë fëmijë, janë më të rrezikuar nga problemet kardiovaskulare e metabolike”, shpjegon Benjamin Bikman, autor i kërkimit.

Vetëm në SHBA gjysma e popullsisë ekspozohet të paktën një herë në ditë ndaj tymit të duhanit dhe rreth 20% e fëmijëve jetojnë me dikë që pi duhan në shtëpi. Çdo ditë, 4000 të rritur pinë cigaren e tyre të parë dhe 1000 bëhen duhanpirës të rregullt.

Në studim kërkuesit analizuan tek minjtë lidhjen mes tymit të duhanit dhe funksionit metabolik, në veçanti mekanizmin përmes të cilit duhanpirësit bëhen rezistentë ndaj insulinës.

Duke i ekspozuar kafshët ndaj tymit pasiv, ata panë se minjtë shtonin në peshë. “Studimi ynë tregon se një nga mënyrat si përgjigjet trupi ynë ndaj tymit pasiv, është alternimi i ndjeshmërisë ndaj insulinës. Ndërsa kjo rritet, njeriu shëndoshet”, thanë autorët./ ANSA

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit