Nevoja për mbështetje dedikuar grave sipërmarrëse

Gratë dhe bizneset e tyre në Shqipëri hasin vështirësi të ndryshme dhe barriera shoqërore, pjesërisht të ngjashme edhe me problematikat që hasin simotrat e tyre nëpër botë. Në harkun kohor të më pak se një viti, ato janë ballafaquar edhe problematika të shkaktuara nga tërmetet e vjeshtës së vitit 2019 dhe nga pandemia COVID-19 gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, efektet e të cilave pritet të zgjaten në kohë.

 Problematikat për biznesin shqiptar në përgjithësi dhe gratë sipërmarrëse në veçanti mund të rriten më tej, nëse nuk hartohen dhe zbatohen strategji me ndjeshmëri gjinore për t’i luftuar dhe tejkaluar këto barriera. Nevoja për ndërhyrje nga qeveria dhe institucionet financiare është emergjente në situatën e krijuar në vend, ndërkohë që deri tani përgjigjet e institucioneve ndaj pasojave të tërmetit dhe pandemisë nuk adresojnë në asnjë moment pabarazitë ekzistuese gjinore në sipërmarrje.

 In the Study “Në Studimin “Klima e përgjithshme e biznesit dhe ndikimi i tërmeteve të vjeshtës 2019 e pandemisë COVID-19 te gratë sipërmarrëse”, realizuar nga shoqata “Together for Life”, me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim – ADA, rekomandohet që Qeveria të bëjë transparencë mbi programet mbështetëse, financiare e teknike, duke përdorur kanale të ndryshme e të sigurojë që mesazhi arrin çdo sipërmarrës: publikimi i grupuar i të gjitha programeve dhe përfituesve në një portal të vetëm për sipërmarrjen; njoftime të drejtpërdrejta për çdo sipërmarrës përmes broshurave që mund të dërgohen me postë; aktivitete informuese në çdo bashki apo përmes dhomave të tregëtisë e organizatave të tjera të biznesit.

 Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me institucionet financiare, duhet të ofrojë mbështetje financiare të targetuar për ndërmarrjet e prekura nga tërmeti dhe COVID-19, siç janë kreditë e zbutura me interesa të ulta dhe afate të gjata shlyerje, grante e subvencione, lehtësim të barrës fiskale, lehtësim ose bashkëfinancim të kontributeve shëndetesore e shoqërore, sikurse të shtrijë efektet e paketave ekzistuese. Në këtë mënyrë do mund të kontrollohen pasojat dhe të mbahet në nivele sa më të ulta falimentimi i ndërmarrjeve apo shtimi i numrit të të papunëve.

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in