Pandemia COVID-19 është unike në historinë botërore, jo vetëm në efektet shëndetësore të pangjashme që shkakton tek njerëzit apo tek sistemet shëndetësore në mbarë botën, por veçanërisht në ashpërsinë e ndikimit në ekonomi. Përsa i përket ekonomisë, kriza e pandemisë ka prekur në mënyrë disproporcionale gratë sipërmarrëse, pasi firmat e tyre janë më të reja dhe më të vogla. Në përgjithësi të gjitha bizneset duhet të përmbajnë modelet e tyre të biznesit në kohë ndryshimesh të trazuara, duke zvogëluar njëkohësisht rrezikun dhe duke kapur mundësi të reja, por kjo rezulton më e vështirë për gratë sipërmarrëse, bizneset e të cilave janë përqendruar në sektorët e industrisë më të prekur nga mbyllje ekonomike.
Sipas studimeve ndërkombëtare të zhvilluara pas katasrofave natyrore është vënë re se pronarët meshkuj të biznesit kanë më shumë të ngjarë të kenë sukses në funksionimin e vazhdueshëm të biznesit të tyre sesa pronaret femra. Pas Uraganit Katrina, Studimi Marshall zbuloi se bizneset në pronësi të grave kishin më shumë të ngjarë të dështonin, pasi ishin kryesisht biznese të reja dhe të vogla. Nga i njëjti studim u vërejt se gratë pronare kishin më shumë të ngjarë të aplikonin për kredi për fatkeqësi, por ato përfituan më pak fonde. Mbështetja me kredi e biznesit të vogël luan një rol pozitiv në tejkalimin e situatës së krizës dhe është i rëndësishëm në përcaktimin e përmirësimit të të ardhurave, por vetëm për pronarët meshkuj.
Sipas të gjitha studimeve rezulton se thellimi i boshllëqeve ekonomike midis burrave dhe grave rrezikon një rënien e ekonmisë në recesion përmes boshllëqeve të mëdha në produktivitet.
Ekspertët besojnë se pandemia COVID-19 mund të zmbrapsë përpjekjet e barazisë gjinore me dekada, nëse komuniteti global nuk ndërmerr hapa për të ndaluar rrëshqitjen. Një rikuperim domethënës nga kriza duhet të marrë parasysh nevojat e gjysmës së popullsisë së botës.
Sipas studimit “Klima e biznesit dhe ndikimi te gratë sipërmarrëse pas dy tërmeteve dhe pandemisë”, të realizuar nga shoqata “Together for Life”, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim, pandemia ndikoi negativisht në 93 për qind të bizneseve të administruara nga gratë. Ato u detyruan të mbyllen përkohësisht dhe të ulin prodhimin. Gjatë fazës së parë të pandemisë mars-qershor gjysma e ndërmarrjeve të drejtuara nga pësuan ulje të fitimeve dhe të xhiros. Një në tre prej tyre hasën vështirësi për të shyer detyrimet ndaj shtetit dhe palëve të treta, ndërsa 3 nga 10 shtuan shpenzimet për të plotësuar kushtet higjeno-sanitare dhe dezinfektimeve.
Gratë sipërmarrëse kërkuan një vëmendje më të madhe nga shteti për ndërmarrjet e tyre si lehtësimin e barrës fiskale, ose reduktimin e TVSH-së dhe taksave qendrore e vendore, të paktën për 6-12 muaj.
Ekspertët sygjerojnë se, për të përshpejtuar progresin në rindërtimin e kompanive të qëndrueshme, qeveritë duhet të sigurojnë që gratë dhe burrat të kthehen në aktivitetet ekonomike, duke marrë pjesë njësoj si punonjës, si investitorë dhe si huamarrës. Gratë sipërmarrëse të goditura nga efektet negative të tërmeteve të vjeshtës dhe krizës së pandemisë kanë nevojë për mbështetje nga të gjitha aktorët tani më shumë se kurrë më parë. Ato po përqendrojnë, përshtatin dhe riorganizojnë bizneset e tyre në mënyrë të menjëhershëm, ndërsa raportojnë një nevojë të fortë për trajnim, mbështetje dhe kërkesa të përsëritura për ndihmë me planifikimin e biznesit gjatë pandemisë që ende vazhdon.
Gjatë krizës bota u bashkuar përmes fuqisë së teknologjisë si kurrë më parë – por kjo gjë pak i ka ndihmuar veçanërisht sipërmarrjet e vogla dhe mikro të drejtuara nga gratë, pasi ato nuk e kanë të ngritur infrastukturën e nevojshme për ta kaluar procesin e marketingut dhe shitjeve online dhe shumë prej tyre as që e përdorin teknologjinë e informacionit për të promovuar biznesin e tyre dhe as rrjetet sociale.
E ardhmja dhe rindërtimi i ekonomisë së vendit pas dy goditjeve është themelor dhe duhet kuptuar se investimi tek gratë dhe krijimi i një ekosistemi të biznesit që është vërtet i barabartë gjinor është mundësia më e madhe e kohës sonë. Vendosja e grave në zemër të përgjigjes të qeverisë ndaj krizës së pandemisë do të thotë se ekonomia do të të bënte hapa më të shpejtë drejt përtëritjes.

