Çfarë e shkakton artritin reumatoid?

Nga doktor Argjend Tafaj:

Faktorët  gjenetikë. Ka mjaft të sëmurë që e njëjta sëmundje haset tek pjesëtarë të së njëjtës familje. Pra nëna, vajza, gjyshja, mbesa, nipi vuajnë nga e Artritinjëjta sëmundje. Shkon mjaft shpesh dhe me prirjen gjenetike, sfera hormonale. Te gratë përpara menopauzës shpeshtësia e sëmundjes është më e lartë. Është vënë re se pas menopauzës rastet agresive të sëmundjes fillojnë dhe qetësohen, përmirësohen.

Influenca e sferës hormonale shihet gjatë shtatzanisë. Sëmundja përmirësohet, pothuajse nuk ka nevojë fare për mjekim. Por menjëherë pas lindjes fillojnë shenjat e rëndimit, të acarimit në mënyrë të jashtëzakonshme të sëmundjes.

Pranohet që femrat që nuk kanë lindur, kanë risk të lartë për t’u sëmurur nga artriti reumatoid. Por, kjo e dhënë është e vështirë që të merret në konsideratë, pasi nuk mund të saktësohet nëse steriliteti është vetë faktor risku përpara shfaqjes së artitit reumatoid apo shtatzënia në vetvete ka rol mbrojtës. Influenca e shtatzënisë në shfaqjen e artitit reumatoid, duket se është mjaft komplekse. Ka mjaft të dhëna që flasin se shtatzënia ndikon në shfaqjen e artrit reumatoid. Njihet fakti se raste të reja me artrit reumatoid në periudhën e shtatzënisë janë të reduktuara, sidomos gjatë shtatzanisë së parë.

E kundërta shihet pas lindjes. Risku për t’u sëmurur me artrit është rreth pesë herë më i madh 12 muaj pas shtatzënisë. Shfaqja e artritit reumatoid me frekuencë jo të njëjtë në periudha të ndryshme të shtatzënisë, lindjes dhe laktacionit flet për ndikim të hormoneve endogjenë.

Postime të ngjashme

Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private