Perdja e syrit, nga se shkaktohet dhe si trajtohet?

Nga Aida Zani, mjeke okuliste

Katarakti është mjegullimi i lentes natyrore të syrit. Nga momenti që lentja e syrit fillon të mjegullohet, në mënyrë progresive lejon gjithnjë dhe më pak dritë syri kataraktiqë të kalojë në pjesën e brendshme të syrit dhe kështu reduktohet vizioni në distancë të largët dhe të afërt.

Shkaktarët e kataraktit janë të lidhur me:

  • Moshën
  • Sëmundjet sistemike, si p.sh: diabeti, sëmundjet e zemrës, alergjitë, pneumonitë etj
  • Dieta hiperkalorike
  • Përdorimi i medikamenteve, si p.sh: kortizoni
  • Zhvillim i vonshëm mendor
  • Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë

Si trajtohet?

Trajtimi i perdes së syrit realizohet me metoda bashkëkohore.

Operacioni kryhet me një aparaturë e cila konsiston në heqjen e lensit të opacifikuar dhe zëvendësimin e tij me një lente artificiale . Shikimi rikthehet 100%, nëse nuk ka dëmtime në pjesën e pasme të syrit. Ndërhyrja kirurgjikale zgjat rreth 15 minuta dhe ka shërim të shpejtë post operator, sepse është një ndërhyrje miniinvasive .

Duhet pasur parasysh se perdja e syrit mund të korrigjohet vetëm me kirurgji, dhe jo me medikamente.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres