Për ata që kanë vuajtur nga gurët në veshka dhe nuk duan që kjo gjë t’u rikthehet, duhet të pinë sa më shumë, madje edhe atë të çezmës, si dhe duhet të
shmangin çokollatën (dhe kakaon sigurisht), si dhe luleshtrydhet. Këto janë disa sugjerime të publikuara në revistën “Analet e Mjekësisë së Brendshme” që flet lidhur me sjelljet që mund të shmangin krijimin e gurëve në veshka.
Nga studiuesit amerikanë thuhet se uji është shumë i rëndësishëm: duhet pirë shumë ujë, rreth dy litra në ditë, madje mund të pini edhe nga çezma, përjashto rastet kur marrja e shumë lëngjeve ju është ndaluar nga mjeku.
“Rritja e marrjes së sasisë së lëngjeve gjatë ditës mund të përgjysmojë rrezikun e krijimit të gurëve në veshka, pa pasur efekte anësore. Por personat që tashmë pinë shumë ujë apo atyre që mjeku ua ka ndaluar konsumimin e shumë lëngjeve, nuk duhet të rrisin sasinë e lëngjeve që marrin”.
Ndërkohë, ndalohen ushqimet e pasura me yndyrna shtazore si mishi, frutat e thata si lajthitë. Gjithashtu s’është i mirë përdorimi i spinaqit, çajit, çokollatës, luleshtrydheve dhe krundeve të grurit. Në një dietë që është mirë të jetë e ekuilibruar duhet të mbahen të qëndrueshme nivelet e kalciumit, thonë ekspertët, sipas të cilëve ndalohen edhe pijet e ëmbla, pijet e gazuara dhe në veçanti ato që mbajnë acid sulfurik, si kola etj. Të vetmet përjashtime janë ato me bazë frutash dhe acid citrik. Gurët në veshka godasin mesatarisht gjatë jetës 13% të burrave dhe 7% të grave: në gjysmën e rasteve, nëse nuk tregohet kujdes, ato mund të rishfaqen pas pesë vjetësh./ANSA


