Gjalpë kikiriku, më mirë i bërë në shtëpi!

Gjalpi i kikirikut është një ushqim shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm për ata që nuk kanë alergji ndaj kikirikave. Ai përmban yndyrna esenciale dhe të dobishme për zemrën dhe trurin. Është një mënyrë e mirë për të shtuar proteinat në vaktet tuaja.

gjalp kikirikuPor ai që tregtohet në treg mund të përmbajë yndyrna “trans” të shtuara artificialisht, të cilat janë të dëmshme për zemrën sepse rrisin kolesterolin. Përveç kësaj mund të përmbajë edhe shumë kripë që mund të rrisë tensionin arterial. Kur blini gjalpë kikiriku lexoni me kujdes etiketën edhe nëse thotë “natyral”!

Më e mira është ta përgatisni vetë. Është mjaft e thjeshtë, ju nevojiten vetëm:

-4 1/2 kupa kikirika pa kripë

-2 lugë vaj ulliri

-pak kripë

Piqini pak kikirikat dhe thjesht bluajini!

Vlera ushqyese:

Në vetëm 35gr gjalpë kikiriku do të përfitoni në nevoja ditore:

  • Proteina 15%
  • Fibra bimore 15%
  • Vitamine E 20%
  • Jod 5%
  • Hekur 10%
  • Zink 10%
  • Triptofan 35%
  • Si dhe 210kalori!

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe