Femrat kanë orgazma më të forta nëse partneri është gazmor… dhe i pasur

Doni ta bëni të lumtur në krevat të dashurën tuaj? Ndoshta ka të bëjë më pak me teknikën dhe më shumë me sa financat. Këto janë rezultatet e një studimi të fundit lidhur me faktin nëse intensiteti, shpeshtësia dhe kënaqësia që i jep orgazma një gruaje varet nga zgjedhja e partnerit.

marredhenie ciftStudimi tregon se shpeshtësia lidhej me intensitetin, e cila në këmbim ishte më e fortë nëse partneri ishte gazmor, kishte vetëbesim dhe familja e tij kishte gjendje financiare të mirë.

Studimi u krye nga psikologu George Gallup dhe kolegët e tij në Universitetin e Albanit (Nju Jork, SHBA). Ata vëzhguan vajzat studente në lidhjet e tyre dhe sa shpesh përjetonin orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale.

Gjithashtu mbajtën shënim të ardhurat familjare të partnerit, masat e tij trupore, personalitetin dhe pamjen e jashtme.

Intensiteti i orgazmës varej nga sa të tërhequra ishin femrat nga partnerët e tyre, sa herë kryenin marrëdhënie në javë. Vajzat që i shihnin si tërheqës partnerët e tyre ishin më intensive në orgazmat e tyre.

“Shpeshtësia e orgazmës ishte e lidhur me intensitetin e saj dhe kjo e fundit ishte një tregues më i mirë për kënaqësinë seksuale sesa shpeshtësia e orgazmës”, u shpreh profesor Gallup.

“Gjithashtu zbuluam një sërë tiparesh psikologjike të partnerit: motivimi, inteligjenca, fokusi dhe vendosmëria, të cilat parashikonin se sa shpesh femrat e nisnin një marrëdhënie.

“Ana gazmore e partnerit jo vetëm tregonte vetëbesimin e tij dhe të ardhurat e familjes, por gjithashtu tregonte edhe prirjen e femrave për të nisur marrëdhënien seksuale, sa herë ato e nisnin marrëdhënien dhe gjithashtu ajo rriste frekuencën e orgazmës së tyre krahasuar me partnerë të tjerë”, thanë studiuesit./ Daily Mail

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim