Telefonata shqetësuese për Najada Çomon, nisin hetimet për 32-vjeçaren

Shefja e spitalit COVID-1, Najada Çomo, ka bërë një kallëzim penal në polici pasi prej disa ditësh po merrte telefonata shqetësuese.

Sipas News 24 çështja po trajtohet nga komisariati numër 4, i cili ka referuar çështjen në prokurori për një 32-vjeçare nga Berati që prej 28 janarit merrte mjeken në telefon. Sipas policisë 32-vjeçarja i ka telefonuar disa herë mjekes për motive të dobëta.

Më datë 15.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. Ç., (S), 32 vjeçe, banuese në Berat, sepse prej datës 28.01.2021 dhe në vazhdim, ka shqetësuar me telefonata të shumta, shtetasen N. Ç“, tha policia në njoftimin e saj zyrtar për rastin në fjalë./Opinion.al

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës