Masat nuk ndryshojnë, Rakacolli: Do të jenë në fuqi edhe për dy javë!

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli tha se masat aktuale nuk do të ndryshojnë, të paktën edhe për dy javë, kur pritet të bëhet një tjetër rivlerësim i situatës.

Megjithë konfirmimin se tashmë mutacioni britanik ka mbërritur në vendin, Rakacolli tha se situata është e qëndrueshme.

Rakacolli: U vlerësuan indikatorët e situatës dhe nga analiza e tyre jemi në atë situatë që paraqitet e qëndrueshme dhe ajo tendencë ulje vazhdon të mbetet e tillë, por natyrisht tashmë kemi variantin e ri dhe mendojmë që masat e kanë dhënë efikasitetin dhe ti mbajmë në këtë status, pra ora policore do të jetë ajo që kanë qenë , mësimi online, kjo dhe për shkak të infektimeve te të rinjtë, edhe ndalimi i udhëtimve me Britaninë edhe për dy javë.

Sa për vendimin e GJK, për grumbullimet, e quajmë të arsyeshme , pra do e rivlerësojmë situatën dhe masat pas dy javësh.
Nuk kemi asnjë nivel të dëshiruar të zbatimit të masave, megjithë përmirësimin e lehtë nuk jemi aty ku duhet.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim