Manastirliu: Mbërrijnë sot edhe 12.870 doza të vaksinës Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar këtë të hënë procesin e vaksinimit në Qendrën e re Shëndetësore në Synej të Kavajës. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu  njoftoi se ditën e sotme, pritet që të mbërrijnë në Shqipëri, 12.870 doza të vaksinës Pfizer.

“Sot presim sërish doza të vaksinave Pfizer, nëpërmjet kontratës sonë me me Pfizer, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian do të mbërrijnë sot në vend 12,870 doza të vaksinës Pfizer. Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, ka bërë me dije Manastirliu.

Duke theksuar se rindërtimi i qendrës shëndetësore Synej, e cila do të ofrojë shërbim me cilësi dhe standarde për rreth 13 mijë banorë është një premtim i mbajtur, Manastirliu tha se programi i rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin do të vijojë.

“Programi i rehabilitimit dhe rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave kudo në vend do të vijojë. Nuk përfundojmë vetëm me 300 qendrat dhe ambulancat të cilat tashmë janë në finalizim.

Por do të vijojmë derisa edhe qendra më e fundit apo ambulanca më e fundit në zonat më të thella të jetë rehabilituar dhe të ketë kushte dhe standarde bashkëkohore për t’i ofruar shërbim sa më të mirë qytetarëve tanë”, tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca