“Shefqet Ndroqi” i rikthehet normalitetit, pacientët me COVID do të kalojnë tek “Infektivi”

Spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet normalitetit dhe pacientët e prekur me covid do të kalojnë tek spitali “Infektiv”.

Ky lajm i mirë vjen pas uljes së infektimeve dhe rritjes së të shëruarve nga ky virus i padukshëm.

Pas shumë muajsh me një numër të lartë të prekurish dhe vdekjesh nga koronavirusi, duket se po rikthehet normaliteti në vend.

Fillimisht u mbyllën spitalet rajonale COVID, më pas spitali COVID 4 që ndodhej në autostradën Tiranë-Durrës dhe COVID 3 në godinën e ish-Kirurgjive, në brendësi të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Aktualisht  ka 413 persona aktivë të prekur, ndërsa në spital po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 janë në terapi intensive. Tirana kryeson me numrin më të madh të rasteve aktive në vend, 143 të infekuar dhe pasohet nga Korça me 66 të prekur.

Që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 2451 dhe i të shëruarve në 129,473. Deri më tani kanë rezultuar raste pozitive 132,337, ndërsa vaksinimi masiv vijon me Pfizer, Coronavac, Sputinc dhe Astrazeneca.

Postime të ngjashme

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale