Dermatologia Brunilda Bardhi: Kujdesi që duhet të tregoni ndaj lëkurës në sezonin e verës

Bisedoi: Hygerta Hoxha

Lëkura është organi më i madh që na mbështjell trupin dhe si i tillë çdo problematikë, qoftë të vetë lëkurës apo sëmundjeve të brendshme na shfaqen direkt shenja të dukshme mbi lëkurë që të japin sinjalin e një sëmundjeje. Dermatologia Brunilda Bardhi na tregon më tepër rreth mënyrës se si duhet të kujdesemi për lëkurën nga rrezet e diellit dhe efektet negative që lëkura ka nga ekspozimi i tepërt në diell pa faktorë mbrojtës.

Doktoresha, sezoni i verës po afron, temperaturat po rriten, si duhet të kujdesemi për lëkurën?
Duke qenë se jemi në stinën e verës dhe rrezet e diellit janë shumë të forta, vendosja e një krem me SPF, është primare për çdo person. Personat që kanë shumë nishane apo lëkurë të bardhë kur shkojnë ne plazh, e mira është që pasi lahen të lyen me krem dielli dhe të vendosin një bluzë pambuku të bardhë në trup.
Njerëzit që kanë shumë nishane, gjë e cila mund të jetë gjenetike, sidomos moshat e reja mbi 25 vjeç që kanë shumë nishane në krahë, u rritet rreziku më shumë për kancerin e lëkurës ose melanomën e cila është një kancer vdekjeprurës, nëse nuk tregojnë kujdes.

Si mund të bëjmë dallimin e një nishani apo elementi të ri që ka dalë në lëkurë nëse është kancer i lëkurës apo ndryshim nishani ?
Çdo njeri është doktor i vetes. Duhet të jemi vigjilent nëse na del nishani i ri në trup, apo nëse e kemi pasur dhe i ka ndryshuar madhësia apo është rritur në diametër. Ka shumë raste të kancerit të lëkurës, prandaj është kyçe që duhet të mbrohet i gjithë trupi nga rrezet e diellit e jo vetëm fytyra.

Si duhet të mbrohen fëmijët e vegjël në sezonin e verës ?
Problemet më të mëdha të lëkurës vijnë që nga fëmijëria e hershme dhe adoleshencë. Rrezet e diellit duhet ti marrësh gradualisht, sepse nuk mund të rrish gjithë ditën të marrësh rreze dielli në plazh pa një faktor mbrojtës, për faktin se nuk ka një nxirje të shëndetshme. Rrezet më të mira të diellit janë para orës 10 dhe pas orës 4, sepse nëse del në pikun e vapës, atëherë rrit riskun për djegie, rrit riskun për njolla kafe, si edhe për kancer lëkure.

Fëmijët kanë kremra specifikë që janë me oksid zinku, për mos-irritim të lëkurës dhe për një mbrojtje sa më të plotë tek ata. Për bebet e vogla nën 6 muaj rekomandohet që të mos ekspozohen në diell dhe të mos përdoren kremra.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Mjekja endokrinologe: Pse gratë shtatzëna nuk duhet të ndjekin dieta drastike
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim