Varianti Delta Covid-19, ja cfarë dihet deri tani

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Varianti Delta, i njohur gjithashtu me emrin B1617.2, u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Indi.  Momentalisht është varianti që dominon në shumë vende të botës dhe është më i transmetueshmi.

Cfarë dihet?

Përhapet shpejt: Që nga 14 qershori 2021, varianti Delta ka arritur në 74 vende – vetëm 6 muaj pas zbulimit. Ky variant mendohet të jetë 43% deri 90% më i transmetueshëm se variantet e mëparshme COVID-19. Ekspertët besojnë se Delta është diku nga 30% në 100% më infektive se Alfa.

I  predispozuar të infektojë më shumë të rinjtë: Studimet tregojnë  se fëmijët dhe të rriturit nën 50 vjeç kishin 2.5 herë më shumë gjasa të infektoheshin.

Simptomat janë më të rënda: Studimet tregojnë se ka pothuajse dyfish rrezikun e shtrimit në spital sesa varianti Alfa. Simptomat më të shpeshta janë: dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë, temperaturë.

Kini parasysh: Vaksinimi është zgjidhja më e sigurt që mund të bëni për shëndetin.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim