Çfarë e shkakton dhjamosjen e mëlҫisë?

Arbër Veliu, gastro-hepatolog në Kosovë

Janë një mori faktorësh të ndryshëm (ilaҫe dhe lëndët toksike) që shkaktojnë dhjamosje të mëlҫisë. Më së shpeshti dhjamosja paraqitet tek personat me melciaobezitet dhe diabet të tipit 2. Disa ilaçe mund të nxisin dhjamosjen. Faktorë shumë i rëndësishëm në dhjamosjen e mëlҫisë është rezistenca ndaj insulinës. Ulja e ndjeshmërisë ndaj insulinës mund të shtohet nga obeziteti, mosha dhe historia familjare me diabet tip 2.

Njerëzit me peshë të lartë trupore dhe me shtim të dhjamit në trup dhe rreth barkut janë më të prirur të shfaqin rezistencë ndaj insulinës sesa njerëzit që dhjamosjen e kanë të shpërndarë në pjesët e tjera të trupit. Si pasojë e kësaj uljeje të ndjeshmërisë rritet nevoja për insulinë. Duke u rritur niveli i insulinës rritet edhe tensioni arterial, rriten trigliceridet dhe dhjamosja e mëlҫisë.

Alkooli i tepruar është faktori tjetër kryesor që krijon dhjamosje si pasojë e ҫrregullimit të rrugëve të djegies dhe shkatërrimit të saj në mëlҫi.

Faktorë të tjerë të dhjamosjes janë: dislipidemia (ҫrregullimi i yndyrnave), hipertensioni arterial i gjakut, kequshqyeshmëria dhe sidomos uria ose humbja e shpejtë e peshës trupore me dietë ose në mënyrë kiurgjikale, ҫrregullimet metabolike, medikamentet e ndryshme (amiodaroneetj),shtatzënia, hepatiti B dhe C etj.

Disa individë të ndryshëm mund të bëjnë dhjamosje të mëlçisë edhe pa pasur asnjë nga situatat e sipërpërmendura.

Postime të ngjashme

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit