Statistika/ Buxheti për shërbimet spitalore të COVID-19

Referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku vetëm gjatë 24 orëshit të fundit u raportuan, 410 raste të reja, 5 humbje jete dhe 195 të shtruar në spitale, situata duket shqetësuese. Shqipëria mund të përjetojë një valë të re pandemie, ashtu sikurse ishte folur edhe nga ekspertët.

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’, zbardh këto të dhëna, si më poshtë:

Informacioni i dhënë në grafikun më poshtë është nga regjistrimet e pagesave të Thesarit
dhe paraqet të gjitha pagesat për spitalet në Shqipëri nga MShMS. Ne mund të shohim
se pothuajse 49% e fondeve për spitalet janë shpërndarë në 5 spitale në Tiranë dhe
në vendin e dytë janë 2 spitale në Elbasan (6% të fondeve totale), në vendin e tretë janë
2 spitale në Vlorë (5% e fondeve totale ), pasuar nga spitali në Korçë, Fier dhe Shkodër
(përkatësisht me 4% të fondeve totale).

Në grafikun më poshtë mund të shohim se si alokohen fondet e shpenzuara nga institucionet buxhetore për periudhën janar-shtator 2020, sipas të dhënave të Thesarit.

Transferimi i fondeve në spitalet rajonale arrin në 93.4 milion euro, të cilat përbëjnë
26% të të gjitha fondeve në dispozicion të MShMS. Për periudhën Mars – Shtator 2020,
transferimi i fondeve në spitalet rajonale arrin në 76.6 milion euro.

 

Në tabelë, mund të shihet që në momentin e miratimit të aktit të parë normativ
pasqyrohet rritja e fondeve të transferuara në spitalet rajonale. Në Mars të vitit 2020,
përqindja e fondeve të transferuara në spitale në lidhje me të gjithë buxhetin e MSHMSsë arrin kulmin e periudhës me 33% të totalit.
Fondet më të mëdha janë alokuar për spitalet Covid-19 në Tiranë, ku fondet e transferuara kapin shumën prej 5.8 milion euro, duke zënë 50.3% të të gjitha fondeve të transferuara në spitale në të gjithë vendin. E njëjta qasje në fonde shihet në maj – qershor dhe shtator i cili përkon me kohën e rritjes së numrit të të infektuarve. Informacioni i hollësishëm me të dhëna në lidhje me shpërndarjen e fondeve në 36 lokalitete, të cilat përfshijnë 43 20spitale që ndodhen në këto rajone, për çdo muaj të vitit
2020 (janar – shtator) mund të gjenden në Aneksin B.

Sipas përgjigjeve nga spitalet rajonale (tabela 14) përfshirë ato që janë spitalet kryesore
në Tiranë, mund të shihet se fondet e alokuara për përballimin e situatës Covid-19 janë 9
milion Euro. Kërkesa për ndarjen e fondeve nga administratat e spitalit është 4.6 milion
Euro. Kërkesat janë kryesisht për pajisje mjekësore dhe mbrojtëse. Sipas analizës së
kërkesave, duket se shpërblimi i stafit është i centralizuar në MShMS. Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’/2020.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë