Asnjë ushqim apo infuzion nuk mund të shërojë infarktin kardiak. Por është po aq e vërtetë se një ushqyerje e shëndetshme që në fëmijëri bën që të ulet mundësia e sëmundjeve kardiovaskulare në moshat e rritura.
Dieta mesdhetare është e përsorur për të mbrojtur zemrën tonë duke i kushtuar kujdes të veçnatë: peshkut të detit(i pasur ne Omega 3, acidet mbrojtëse të zemrës), domateve të freskëta, limonëve, grurit, vajit të ullirit, lëpjetës, hudhrës dhe kripës. Përdorimi i hudhrës, qepës, preshit, shumë të pasura me antibiotikë natyralë, ëhstë veçanërisht i rëndësishëm tek personat me rrezik kardiak.
Në fakt është vrenjtur se infarkti kardiak godet koronat të dëmtuara në rastet e sëmundjeve si bajamet, stomatiti apo patologji të tjera inflamatore, mikrobet e zakonshme patogjenë hyjnë në qarkullim duke goditur arteriet e dëmtuara. Në këto raste hudhra dhe qepa me “pushtetin” e tyre të madh dezinfektues arrijnë të parandalojnë infeksionin e pllakës koronare.
Parandalimi më i mirë që mund ti bëhet sëmundjeve kardiake është një aktivitet fizik i rregullt(janë të mjaftueshme njëzet minuta shëtitje në ditë) dhe eliminimi tërësor i duhanit.


