BioNTech fillon provat e fazës së dytë të vaksinës kundër kancerit të zorrës të trashë

COVID-19, njoftoi se ka filluar provat e fazës së dytë të vaksinës eksperimentale të kancerit të zorrës së trashë (BNT122). Në deklaratën e bërë nga BioNTech, thuhet se kanë filluar studimet e fazës 2 për kandidatin e vaksinës BNT122 bazuar në teknologjinë mRNA.

Rreth 200 pacientë nga SHBA-ja, Gjermania, Spanja dhe Belgjika morën pjesë në studim, gjithashtu thuhet se qëllimi i studimit është të shqyrtojë efektivitetin e BNT122 kur rishfaqen tumoret pas operacionit dhe kimioterapisë.

Në deklaratën e BioNTech gjithashtu theksohet se është e lartë nevoja për trajtime të reja për kancerin e zorrës së trashë, i cili njihet si kanceri i dytë më vdekjeprurës në mbarë botën.

Nga ana tjetër, BioNTech vazhdon studimet klinike të vaksinës BNT122 për përdorimin e saj në llojet e tjera të kancerit, veçanërisht për kancerin e lëkurës.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese