Tetori rozë/ 1 në 9 gra preket nga kanceri i gjirit

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Një sëmundje e cila sipas të dhënave nga OBSH shkakton rreth 680.000 vdekje gjatë një viti në rang global. Ky lloj kanceri është një nga llojet më të shpeshta të tumoreve tek gratë, kryesisht tek ato të moshës mbi 35 vjeç.

Në Shqipëri kanceri i gjirit prek rreth 350-400 gra çdo vit duke e kthyer ekzaminimin e shpejtë të tij në një urgjencë shëndetësore. Ju paraqesim më poshtë grupet e rrezikuara nga kjo sëmundje si dhe shenjat dalluese të saj

Cilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit?
Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. Studimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh, Duke nisur nga mosha, gjenetika, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, apo edhe menopauza.

Cilat janë shenjat e kancerit në gji?
Njerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë.
Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjëndër në gji është kancer.
Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.
Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i thithit të gjirit.
Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.
Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.
Dhimbje në gji.
Fryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.
Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.

Ndryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet.

Si zbulohet kanceri i gjirit?
Ekzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si:
Vetëkontrolli mujor i gjirit
Ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor
Mamografia
Eko e gjirit

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal