Kam probleme me hundët që nga fëmijëria

Përshëndetje stafi i gazetës “Shëndet+”. Unë dua t’i bëj një pyetje mjekut përmes faqes suaj të internetit për një problem që kam. Gripi gruaDomethënë kam një lloj sëmundje të hundës, ku hundët më fryhen si shpesh dhe ndonjëherë më duhet të pështyj. Kjo sëmundje më shqetëson që nga fëmijëria, më ka filluar diku pas moshës 7-vjeçare. A mund të më sugjeroni se ç’duhet të bëj?

Përgjigjja nga mjekja Orjeta Tonuzi , ORL (otolaringologji)

Nisur nga të dhënat klinike që përshkruan pacienti, dyshoj se kemi të bëjmë me rinit. Prania e rinitit shkakton hiperfunksion të mukozës së hundës, që shoqërohet me daljen e sekrecioneve.

Rinitet duhen trajtuar, sepse në të kundërt shoqërohen me komplikacione të tjera, si: sinozit, otit etj. Megjithatë, është mirë që para se të marrë mjekim, pacienti të konsultohet detyrimisht me mjekun e familjes dhe besoj se ai do ta sugjerojë tek mjeku otolaringolog për të bërë vlerësimin e duhur.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal