SHBA/ Numri i viktimave nga COVID-19 këtë vit tejkalon shifrën e vitit të kaluar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i goditur nga pandemia e Covid-19. Numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit gjatë këtij viti në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar bilancin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, i cili përpilon të dhënat në lidhje me Covid-19 në vend, numri i njerëzve që humbën jetën për shkak të virusit që nga 1 janari ka kaluar në mbi 353 mijë.

Ndërkaq, në dhjetë muaj të vitit të kaluar, kur nuk kishte vaksinim, 352 mijë njerëz vdiqën për shkak të virusit. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 në SHBA ka shkuar në mbi 705 mijë, ndërsa numri i rasteve në afro 44 milionë.

Autoritetet thonë se megjithëse përqindja e të rriturve që janë vaksinuar kundër COVID-19 në vend ka shkuar në mbi 67%, efekti i variantit më ngjitës Delta të virusit është duke vazhduar.

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet