Studimi/ Pacientët e infektuar me shëndet të dobët kanë më shumë gjasa të sëmuren rëndë

Studiuesit egjiptianë zbuluan se njerëzit me shëndet të dobët oral kanë më shumë gjasa të vuajnë nga simptoma të rënda nëse infektohen. Ky është i fundit në një linjë të gjatë studimesh që kanë lidhur higjienën e keqe të gojës me rrezikun nga COVID-19, duke nxitur publikun që të kujdeset më mirë për dhëmbët e tyre, shkruan DailyMail.

Shkencëtarët prapa studimit pohuan se goja mund të veprojë si një rezervuar për virusin, duke lejuar që pacientët e infektuar të kenë një “ngarkesë virale” të lartë – grimca që qarkullojnë nëpër trup. Në mënyrë tipike, sa më shumë virus të ketë dikush në trupin e tij, aq më shumë ka të ngjarë që ai të sëmuret rëndë.

Është pjesa e fundit e hulumtimit që nxjerr në pah larjen e gojës si një mjet i mundshëm për të ndihmuar në vrasjen e coronavirusit. Autori i studimit Dr Ahmed Mustafa Basuoni tha se përdorimi i shpëlarjes së gojës mund t’i ndihmojë njerëzit të shmangin plotësisht coronavirusin dhe të kenë simptoma më të buta nëse kapin virusin.

Ai shtoi se zakone të tjera të mira të shëndetit oral si larja e dhëmbëve dhe vizitat e rregullta dentare ndikojnë në parandalimin ose zvogëlimin e ashpërsisë së COVID-19.

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës